Sarah Jessica Parker, super-mama

08/09/2012 00:00

Sarah Jessica Parker është një prej personave që i ndjek për vite të tëra eventet e Fashion Week që zhvillohet në New York.

Por nëna e tre fëmijëve është parë nëpër rrugët e Manhattan-it me binjaket, vetëm disa orë pasi u shfaq në tapetin e kuq.

Aktorja 47-vjeçare dukej shumë praktike e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë, pantallona jeshile me viza të zeza në anë, dhe me një palë këpucë balerinash.

Edhe vajzat e saj dukeshin po aq trendi dhe praktike sa nëna e tyre. Marion kishte veshur një fustan bardhë e blu dhe sandale rozë, ndërsa motra e saj Tabitha kishte veshur një fustan rozë, kombinuar me sandale të verdha.

Sarah kishte marrë vetëm një karrocë, ndaj binjaket u ulën aty duke ndërruar vendet me njëra-tjetrën.

 

Top Channel