Harry në Afganistan për të harruar Las Vegasin

07/09/2012 00:00

Nga Las Vegasi në Afganistan. Princi Harry u rikthehet misioneve luftarake, këtë herë në bordin e një helikopteri luftarak Apache.

Pinjolli i familjes mbretërore britanike mbërriti mëngjesin e së premtes në bazën ushtarake “Camp Bastion” në Afganistan, ku detyra e tij do të jetë drejtimi i një helikopteri luftarak Apache në misionet kundër talebanëve.

Harry mbush të shtunën tjetër 28-vjeç dhe ditëlindjen e tij do ta festojë në “Camp Bastion”. Misioni i tij do të zgjasë 4 muaj.

E me të drejtë, tabloidët britanikë “ia kanë falur” festat e cmendura të Princit pak javë më parë në Las Vegas. Trashëgimtari i tretë i kurorës tregohej në disa foto të publikuara fillimisht nga TMZ e më pas nga mediat e tjera botërore, krejtësisht nudo nën shoqërinë e një vajzë.

Familja mbretërore u mundua të pengojë publikimin e këtyre fotove, por nuk ia doli mbanë.

Top Channel