Demi Lovato pendohet për tatuazhet

07/09/2012 16:30

Demi Lovato ka pranuar se është penduar për tatuazhet që ka bërë. Këngëtarja e re ka theksuar në një program televiziv amerikan se po mendon t’i heqë ato me lazer, por këtë gjë do ta bëjë kur të plaket.

“Tani jam e re dhe nuk e vras mendjen. Do të shqetësohem për tatuazhet e mi pas shumë vitesh sepse nuk besoj që do e dua shenjën e rock&roll-it tek gishti i mesit kur të jem grua në moshë”, shpjegon 20-vjeçarja.

“Kur kam vendosur për tatuazhet ka qenë impulsi i çastit, budallallëqe që bëjmë kur jemi të rinj”, shtoi Lovato.

Top Channel