“Binjaket” Pink dhe Miley Cyrus

07/09/2012 16:05

Kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën, por Miley Cyrus dhe Pink dukeshin si binjake në MTV Video Music Awards.

Dy këngëtaret kishin vendosur për të njëjtin model dhe ngjyrë flokësh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Staples Center të Los Angeles.

Cyrus ka ndryshuar kohën e fundit modelin e flokëve dhe në Twitter ka bërë të qartë se nuk pranon kritika.

“Nëse nuk keni asgjë të këndshme për të thënë, më mirë mos flisni fare. Më pëlqen shumë modeli im i ri i flokëve”, shkroi 19-vjeçarja.

Cyrus aktualisht po punon për albumin e saj të ri muzikor, i katërti në karrierë.

Top Channel