Naomi Campbell mbulon problemin e flokëve

06/09/2012 15:55

Ka 25 vite që bën modelen dhe Naomi Campbell vazhdon të ketë kërkesa. Arsyeja është e thjeshtë: 42-vjeçarja vazhdon të duket e mrekullueshme siç shihet në një set fotografik për markën Pinko.

Naomi tregon format e saj të jashtëzakonshme në fotot e realizuara nga Daniele Duella dhe Iango Henzi.

Përsa i përket problemit me flokët që iu vu re gjatë pushimeve të saj në Ibiza, supermodelja e kishte zgjidhur këtë gjë me anë të një mbajtëseje flokësh.

Naomi Campbell, e cila jeton në Moskë me të dashurin e saj miliarder Vladislav Doronin, aktualisht po përgatitet për një reality-show me titull ‘The Face’, ku do të jetë mentorja e vajzave që aspirojnë për tu bërë modele të ardhshme.

Top Channel