Duncan vdiq nga shkaqe natyrale

06/09/2012 02:30

Aktori Michael Clarke Duncan vdiq nga shkaqe natyrale, tregoi ekspertiza e bërë nga mjeku ligjor.

Aktori 54-vjecar vdiq në Qëndrën Mjekësore Cdars-Sinai në Los Angeles ditën e hënë.

Ai nuk ishte rikuperuar ende nga një atak kardiak të pësuar në muajin korrik.

Ndëkohë tributet për aktorin kanë vazhduar që nga Bruce Uillis, i  cili luajti bashkë me të në filmin “Armagedon” dhe tre filma të tjerë. Uillis e quajti Duncan një qënie njerëzore të vërtetë, Ndërsa shtoi se do t’i mungojë Big Mike në një mënyrë të tmerrshme.  

Ndërkohë që më parë kishte shprehur keqardhjen e tij për humbjen e Duncan edhe Tom Hanks, me të cilin luajtën në filmin që i dha një nominim për Oscar, Duncanit, “Green Mile”.  

Top Channel