Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Në vitin 2012 ka fituar famë ndërkombëtare me filmat ‘The Avengers’ dhe ‘The Bourne Legacy’ e tani Jeremy Renner po provon një lloj tjetër aksioni.
Aktori luan rolin e një gjuetari shtrigash në filmin e tij më të ri, përshtatjen për kinema të përrallës Hansel dhe Gretel të vëllezërve Grimm.
Traileri i filmit nis me Hansel (Jeremy Renner) dhe Gretel (Gemma Arterton) që ndjekin shtrigat, të cilat ushqehen me fëmijët e vegjël që humbasin në pyll. Ata kërkojnë të hakmerren për fëmijërinë e tyre, kur një shtrigë i rrëmbeu dhe ata shpëtuan për mrekulli pasi u arratisën nga shtëpia e saj e karameleve dhe e dogjën atë në sobën e saj.
15 vitë më vonë shfaqen Hansel e Gretel të rritur dhe të shndërruar në gjuetarë të pamëshirshëm që synimin kryesor kanë vrasjen e shtrigës Muriel, të interpretuar nga Famke Jenssen.
Regjisori norvegjez, Tommy Wirkola, e konsideron këtë film si një “horror-aksion të përgjakshëm”.
Filmi do të shfaqet për herë të parë më 11 janar të vitit 2013.
Top Channel