Christina Aguilera: Më pëlqen shëndeti

05/09/2012 11:00

Mbipesha e saj ka qenë një nga temat më të përfolura të mediave rozë, por Christina Aguilera thotë se i pëlqen shëndeti.

“Gjithmonë kam qenë shumë e dobët dhe tani më pëlqen trupi që kam. Jam krenare për dekoltenë time”, deklaron këngëtarja për revistën ‘Lucky’.

Mbase është krenare, por në fotot që shoqërojnë intervistën Aguilera është shumë e mbuluar, ndryshe nga zakonisht.

Përsa i përket karrierës muzikore, 30-vjeçarja do të nxjerrë një album të ri në fund të këtij viti.

“Nëse kënga Fighter ju ka pëlqyer, atëherë do ju pëlqejë edhe albumi im i ri”, theksoi Christina Aguilera.

Top Channel