Vdes aktori Michael Clarke Duncan

04/09/2012 01:00

Aktori i nominuar për cmimin “Oscar”, Michael Clarke Duncan ka humbur jetën në moshën 54 vjecare.

Duncan është i famshëm më së shumti për rolin e tij në filmin hit “Green Mile”(Milja e Gjelbërt) përkrah Tom Hanks, apo në filmin fitimprurës “Armagedon” me Bruce Uillis.  

Mes shumë roleve të tjera, ai ka qenë edhe një prej zërave në filmin e animuar Kung Fu Panda.

Aktori ka qenë i shtruar në spital që nga muaji korrik për shkak të një ataku kardiak.

Top Channel