Tom Hanks është shprehur për kolegun e tij të ndjerë Michael Clarke Duncan se ai kishte “diçka magjike”.

Aktori i famshëm ka interpretuar me Duncan në filmin Milja e Gjelbër, në vitin 1999. Në një komunikatë për mediat, Hanks thekson: “Jam shumë i hidhëruar për humbjen e Majkut të Madh. Ai ishte një thesar që të gjithë ne e njohëm në sheshxhirimin e Miljes së Gjelbër. Ishte magjik.”

Më tej, protagonisti i ‘Forrest Gump’, shtoi: “Ishte një njeri shumë i dashur dhe humbja e tij na ka shokuar.”

Filmi Milja e Gjelbër, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Stephen King, ishte pika e kthesës në karrierën e Michael Clarke Duncan. Ai u nominua për çmim Oscar dhe fitoi shumë çmime të tjera.

Top Channel