Torres, pushime për të harruar zhgënjimin

03/09/2012 19:20

Fernando Torres përjetoi më thellë se të gjithë shokët e tij të skuadrës humbjen e turpshme 4-1 të Chelsea në Superkupën e Europës përballë Atletikos së Madridit.

Ish-skuadra e tij i dha një leksion të mirë kampionëve të Europës në fuqi, falë një tregolëshi të atij që e ka zëvendësuar në rolin e idhullit në “Vicente Calderon”, Radamel Falcao.

Për të kaluar këtë zhgënjim, 28-vjeçari u shkëput së bashku me familjen e tij nga futbolli i luajtur, për një pushim të shkurtër në ishullin e Ibizës.

Golashënuesi spanjoll u fotografua duke notuar, nën rrezet e diellit ende të ngrohtë të shtatorit, përkrah bashkëshortes së tij Olaja dhe duke u përkujdesur për vajzën 3-vjeçare Nora dhe djalin 1-vjeçar Leo.

“El Nino”, i cili ka nisur këtë sezon me një seri golash për skuadrën londineze, duket i vendosur që të vazhdojë në hapat e sezonit të tij të suksesshëm dhe këto pushime janë idealet për rikarikimin e energjive pas një humbje të dhinshme dhe përpara fillimit të një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Top Channel