Adam Sandler, plazh me fëmijët

03/09/2012 14:15

Adam Sandler, një nga aktorët e komedive më të famshëm në botë, kaloi një ditë të bukur me dy vajzat e tij të vogla në plazh.

45-vjeçari ishte në Malibu (Kaliforni) ditën e dielë duke u kujdesur jo vetëm për fëmijët e tij, por edhe për shoqet e tyre.

Sandler po pushon pas filmit ‘That’s My Boy’ që nuk ka marrë shumë vlerësime nga kritika.

Faqja e specializuar ‘The List’ shkroi: “Filmi prej 116 minutash është të paktën 30 minuta më i gjatë seç duhet sepse nuk ka ç’të japë.”

Ndërsa ‘Rottentomatoes’ shkruan: “Ky film ka grumbulluar shumë më shumë para’ sesa meritonte.”

Top Channel