Protagonistët e Big Brother, ku janë e ç’po bëjnë

01/09/2012 17:10

Me siguri gjatë këtyre muajve keni pyetur veten se ku kanë përfunduar protagonistët e edicionit të fundit të Big Brother. Disa prej jush kanë zgjedhur shtypin rozë për të mësuar diçka, por të vërtetat e fundit jua ofron vetëm Top Channel.

Prezantuesja e emisionit të përjavshëm “Poke”, Albana Osmani ka intervistuar në Skype dy prej protagonistëve të spektaklit, Arbër Zekën, fitues i edicionit të fundit, dhe Ermalin, i cili tregon më shumë për lidhjen e tij me Françeskën.

Albana: Përshëndejte, Arbër!

Arbri: Përshëndetje!

Albana: Të kemi ndjekur në portalet e internetit, kemi parë is po kalon dhe se ku je me miqtë. Por dua të na thuash si ka qenë jeta pas Big Brother.

Arbri: Kam kaluar momente shumë të bukura. Kam bërë koncerte dhe kam lëvizur me shoqërinë. Kam patur një pritje shumë të mirë në Kosovë. Kam qenë edhe në Ulqin, në Mal të Zi, ku kalova pushimet. Në shtator do jem në Tiranë për ndeshjen e kombëtares, me shpresën se ajo do të fitojë.

Albana:
Çfarë ka ndodhur me jetën sentimentale, sepse në Facebook duket se po shtohen romancat?

Arbri: Jo, jo. Unë për momentin jam ‘single’ dhe nuk jam në statusin e një marrëdhënieje.

Albana:
Arbër, nga po flet tani?

Arbri: Nga shtëpia ime në Prishtinë. Pas pak do të takoj një shoqe dhe do të dlaim.

Albana: Po familja mirë është?

Arbri: Po, po, të gjithë janë shumë mirë.

Albana: Arbër, çfarë ke bërë me paratë e fituara nga Big Brother? I ke shpenzuar të gjitha, apo të kanë ngelur disa?

Arbri: Jo, jo të gjitha janë. Por disa i kam investuar për shtëpinë.

Alb:
Arbër, të uroj gjithë të mirat! Të puht fort!

Arbri:
Falemnderit juve. Ju dua shumë.

Pas intervistës me Arbrin, radha i vjen asaj me Ermalin.

Albana:
Ermal, përshëndetje nga Top Channel!

Ermali: Përshëndetje! Si jeni?

Albana: Ermal, ku ndodhesh tani?

Ermali: Jam në një bar, pasi në shtëpi sapo kanë ikur dritat dhe u detyrova të dal në një ambjent publik.

Albana: Ku është Françeska? Pse nuk është me ty?

Ermali: Për fat të keq asaj i doli një problem dhe iku dhe unë nuk mund ta bëj intervistën bashkë me të.

Albana: Jeni ende bashkë apo jo?

Ermali: Kur del jashtë Big Brother realiteti është tjetër dhe marrëdhënia jonë është kthyer në një relatë normale, ku zënkat janë të shpeshta. Nuk është njësoj si brenda.

Albana:
Do të dëshironim të dinim se si kanë qenë ditët tuaja së bashku gjatë verës. A ka bërë progres raporti juaj?

Ermali: Natyrisht që ka bërë progres. Në shtypin rozë shkruhen shumë gjëra të pavërteta. Nuk është e vërtetë ndarja mes meje dhe Françeskës. Nuk janë fare të vërteta ato që janë shkruar.

Albana: Do të kishte preferuar ta pyesje vetë çfarë ka qenë histoira e publikuar në gazeta, se ajo u pa me një të kërkuar nga policia?

Ermali: Po shihja lajmet e mëngjesit dhe pash atë artikull. E mora në telefon dhe doli që nuk ishte i vërtetë fare. Gazetës që publikoi lajmin i interesonte shitja dhe interesat e tjera të saj. Nuk na pëlqejnë këta artikuj.

Albana: Pushimet i keni kaluar së bashku?

Ermali: Për fat të keq i kemi kaluar së bashku dhe të ndarë. Unë kam qenë në Mal të Zi me familjen. Ajo pastaj u tërhoq se do takonte shoqërinë e saj.

Albana:
Çfarë planifikon tani në një sezon të ri?

Ermali:
Tani fillon shtatori, jam në vitin e fundit, pranë diplomimit dhe jam shumë i përqendruar aty. Po kërkoj edhe një punë, të shohim se sa do realizohet. Por objektivi kryesor është diploma.

Top Channel