Zjarret, MB: Situata mbetet kritike

31/08/2012 00:00

Ministria e Brendshme informoi në orët e mbrëmjes së të premtes për situatën e shkaktuar nga zjarret në vend.

Sipas këtij dikasteri situata vijon të jetë problematike në disa qarqe të vendit. Në rang kombëtar numëron mbi 16 vatra zjarri ku më kritiket janë në Lezhë, Shkodër dhe Dibër.

Në Dibër janë 4 vatra zjarri tepër aktive të cilat është e pamundur të vihen nën kontroll për shkak të terrenit tejet të vështirë. Po ashtu edhe në Qarkun e Shkodrës ku aktive raportohen 6 vatra zjarri. Në Lezhë problematike mbetet vatra e zjarrit në Komunën e Oroshit, ndërkohë që në Tiranë, zjarri në Malin e Djatit vazhdon të jetë aktiv.

Ministria informoi se ditën e premte, në këtë vatër zjarri në Parkun Kombëtar të Djatit, nuk është ndërhyrë nga ajri për shkak të situatës së vështirë shkaktuar nga tymi. Dy vatra zjarri raportohen në Qarkun e Elbasanit, ndërsa në Korçë janë tre të tilla.

Zjarret shkretojnë pyjet në Pukë 

Pyjet e Pukës po shkrumbohen nga zjarret dhe flakët kërcënojnë edhe jetën e banorëve në fshatrat e thella. 

Qe zjarret jane jashte kontrollit kuptohet qe ne hyrje te qytetit te Pukes ku reja e tymit qe vjen nga zonat e thella ka krijuar nje mjegull. Zona ku zjarri po shkakton deme me te medha eshte fshati Orosh ne Qaf te Malit. Rreth 100 forca te ushtrise jane dislokuar ne terren nderhyrja e te cilave duket se dhe ka filluar te normalizoje situaten. Reja e tymit ne zone eshte mjaft problematike.

Kryetari i komunes Qafe Mali, Hile Kola shprehet se zjarri ne zone ka 12 dite dhe jane shkrumbuar mbi 300 ha pyll pishe ku eshte djegur dhe kurora e gjithe bjeshkes.

Nderkohe ne fshatin Orosh banoret kane filluar te hapin kanale prane banesave per t’u mbrojtur nga zjarri.

Ajo qe po shkakton zjarri ne keto ane duket teper shkaterruese por ajo qe duket se kane lene zjarri pas duket teper e mjerueshme ku masive te tera me pisha te ngjasojen me nje shkretetire.

Në terren po punon Ushtria dhe zjarrfikësit

Ne gjithe vendin rezultojne 16 vatra zjarresh aktive dhe me problematike situata eshte ne verilindje. Sipas Ministrise se Brendshme vazhdon me situaten e renduar ne Puke, ne komunen Terthore ne Kukes dhe ne Lure si dhe ne pyllin e Bozdovecit ne Korce.

Nderkohe po vihet nen kontroll zjarri ne Malin e Dajtit. Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura ditën e djeshme kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar. 

Top Channel