Sharapova rikthehet beqare pas dy vitesh

31/08/2012 14:40

Maria Sharapova është rikthyer të jetë beqare pas dy vitesh me basketbollistin slloven, Sasha Vujaçiç.

Lajmin e konfirmoi ditën e premte vetë 28-vjeçari, i cili është duke u përgatitur në Itali për sezonin e ri në radhët e klubit turk të Anadolu Efesit.

Vujaçiç, një ish-basketbollist i Los Anxhelos Lakers dhe Nju Xhersi Nets në NBA, i tregoi miqve të tij se tashmë marrëdhënia me numrin një të tenisit femër ka përfunduar prej tre muajsh.

Për shkak të përparësive të karrierës dhe largësisë, çifti kishte tashmë disa kohë që kishte konflikte midis tyre.

 

Top Channel