Robbie Williams tregon fiksimin pas UFO-ve

31/08/2012 16:20

Robbie Williams, ish-pjesëtari i grupit Take That, pranon se fiksimi pas UFO-ve bëri që njerëzit të mendonin për të se ishte i çmendur.

Këngëtari 38-vjeçar kujton për ‘The Sun’: “Që kur isha 16 vjeç gjëja e vetme që bëja ishte puna për albumet, promovimi i tyre, koncerte… e kam bërë këtë gjë për 20 vite dhe ndikoi tek mua.”

“Nisa të kërkoja diçka tjetër dhe u drejtova nga UFO-t. Kjo gjë më bëri të dukesha i çuditshëm dhe u shëndosha. Isha një i shëndoshë i çmendur që shikonte UFO”, shprehet Williams.

38-vjeçari, i cili pret të bëhet baba për herë të parë, u bë gazi i botës kur deklaroi para disa vitesh se një UFO e vizitoi në studio menjëherë pasi kishte shkruar një këngë për jashtëtokësorët.

Top Channel