" /> ">

Jepen çmimet në Festivalit e Durrësit

31/08/2012 00:00

Eshte mbyllur Festivali Ndërkombëtar i filmit në Durrës ku janë dhënë
edhe çmimet. Fituesi i gladiatorit të arte eshte shpallur filmi çek
“Lidice”, i regjisorit Petr Nikolaev.

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka dorëzuar edhe çmimin më të lartë të këtij eventi për autorët e filmit. Ne ceremoninë e djeshme u ndanë edhe çmimet e karrieres aktorëve të njohur të Teatrit të Durrësit, Nikolin Xhaja dhe Vera Urumi. Juria ndërkombëtare, e drejtuar nga aktori Mirush Kabashi, shpalli çmimet për seksionin “Vizione bashkëkohore”.

Çmimi “Gladiatori” e mori aktorja më e mirë Agata Kulescas, për interpretimin në filmin polak “Roza”. Çmimin për aktorin më të mirë e meritoi Oliver Gourmet, në filmin francez “Ministri”, ndërsa trofeun për regjinë e fitoi për të njëjtin film regjisori Pierre Scoeller.

Skenari më i mirë u konsiderua “Scialla”, film i skenaristit dhe regjisorit italian Francesco Bruni. Filmi slloveno-kroat “Natën e mirë zonjushë” i regjisorit Metod Pevec u shpall më i miri në seksonin “Botë Ballkanike”, ndërsa prodhimi kosovar i regjisorit Ekrem Kryeziu “Kodi i jetës” fitoi çmimin e Publikut. Filmi serb, Luanet e bardhe i regjisorit Lazar Ristovski morri cmimin “FIPRESCI”.

Në kategorinë e filmave të shkurtër të studentëve shqiptarë, çmimi “Bukuroshja e Durrësit” iu dha regjisorit të ri kosovar Blerdi Malushi për filmin “Akropolis”.

Top Channel