Britney Spears, me syze dhe… bikini

31/08/2012 15:25

Ditën e sotme Britney Spears ka postuar një foto në Twitter me një palë syze që më mirë mos t’i kishte vënë, por nuk ka shumë rëndësi sepse fansat e saj do të jenë të kënaqur që këngëtarja ka pozuar vetëm me bikini.

Ashtu si gjithë të tjerët, edhe Britney është e shqetësuar për faktin se vera po ikën.

“Duke bërë qejf në diell… nuk dua që vera të mbarojë”, shkroi Britney në komentin shoqërues të fotos.

Gjatë viteve të fundit forma e saj fizike dhe shëndeti mendor kanë qenë në fokus të mediave rozë, por duket se më në fund 30-vjeçarja është mirë në të dyja aspektet.

Top Channel