Biel: Komunikimi me Timberlake, i shkëlqyer

31/08/2012 16:00

Jessica Biel mendon se komunikimi është një nga aspektet më të rëndësishme në çdo çift dhe sipas saj, kjo është pika më e fortë e Justin Timberlake, personit me të cilin aktorja është martuar.

“Ka raste që femrat dhe meshkujt duket sikur flasin një gjuhë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Jam shumë me fat që komunikoj shumë lehtë me Justin çdo ditë, është diçka e mrekullueshme”, theksoi aktorja për revistën ‘Grazia’.

Edhe pse karriera si aktore e ka bërë të pasur, 30-vjeçarja ka pishmane në jetë.

“Do më pëlqente të kisha mbaruar studimet në universitet dhe të kaloja më shumë kohë me miqtë”, thekson Jessica Biel.

Top Channel