Michael Douglas si Ronald Reagan

30/08/2012 17:30

Michael Douglas është në bisedime për të luajtur rolin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan.

Aktori fitues i çmimit Oscar ka shumë mundësi të interpretojë liderin e Partisë Republikane në një film biografik, ngjarjet e të cilit do të zhvillohen në vitin 1986, pak pas shpërthimit nuklear të Cernobilit.

Filmi do të tregojë bisedimet e paqes mes Reagan dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbaçov që janë mbajtur në Rejkjavik të Islandës.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, roli i Gorbaçovit ende nuk është plotësuar.

Top Channel