Tjetër album për Rolling Stones?

29/08/2012 11:00

Duket se Rolling Stones nuk kanë ndërmend të largohen nga industria e muzikës.

Sir Mick Jagger ka postuar një foto të tijën me një kitarë në një studio në Paris javën e kaluar dhe kjo ka bërë që të lindin zëra se grupi legjendar do të nxjerrë këngë të reja.

Albumi i fundit i lançuar nga Rolling Stones është ‘A Bigger Bang’, në vitin 2005. Sipas ‘Daily Telegraph’, banda do të përgatisë material të ri për të festuar 50-vjetorin e krijimit të tyre.

Ndërkohë, faqja e Facebook-ut e Rolling Stones ka njoftuar fansat të bëhen gati për “lajme të bukura” brenda disa javësh.

Top Channel