Lady Gaga vishet si “korb”

29/08/2012 14:30

Ka veshur gjithmonë kostume të çuditshme kështu që nuk ishte një habi e madhe për fansat në Finlandë kur Lady Gaga doli nga hoteli e veshur si një korb i madh.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, një pelerinë të zezë dhe në kokë kishte vënë një kapelë me pupla të zeza që i mbulonte pothuajse krejtësisht fytyrën.

Lady Gaga ndodhet në Helsinki në kuadër të turit të saj botëror ‘Born This Way’ dhe duket se ka dashur të tërheqë sa më shumë vëmendje duke marrë parasysh se do të qëndrojë shumë pak në vendin nordik.

Top Channel