Balotelli shënon tripletë…në diskotekë

29/08/2012 16:45

Rinisja e kampionatit nuk i ka dhënë fund “skandaleve” të sulmuesit italian, Mario Balotelli. Futbollisti është spiunuar në shoqërinë e tre vajzave në qytetin e Mancesterit nga tabloidi britanik, The Sun.

Balotelli është një frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe pavarësisht përkujdesjes së tij, mbetet një pre e lehtë për paparacët që këtë herë e kanë fotografuar në hyrje të një diskoteke në qytetin e Mancesterit në shoqërinë e tre vajzave dhe me cigare ndezur.

Sipas The Sun pas argëtimit në diskotekë, nuk ka mjaftuar Bentley GT e sulmuesit të City-t për të transportuar të gjithë grupin, por është thërritur për “ndihmë” një makinë tjetër.

SuperMario u nda disa muaj më parë nga ish e dashura e tij italiane, Rafaella Fico, 24-vjeçarja e cila pretendon se babai i femijes se saj është Balotelli.

 

 

Top Channel