Gisele Bundschen pret fëmijën e dytë

24/08/2012 00:30

Gisele Bundschen më në fund ka konfirmuar lajmin: modelja braziliane është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Bundschen, e cila është e martuar me lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady, së shpejti do e bëjë me vëlla Benjaminin 2-vjeçar pasi është 5 muajshe shtatzënë.

Ndërsa modelja ka shprehur në rrjetet shoqërore kënaqësinë për shtimin e familjes, bashkëshorti i saj ka zbuluar planet e tij.

“Unë dua të kem katër fëmijë dhe të jem një prind i mirë për ta”, ka theksuar Brady.

Top Channel