Fotot nudo të Princit Anglez

23/08/2012 20:40

Fotot nudo të Princit Harry, krejtësisht i shfrenuar gjatë një feste me miqteë në Wynn Resort të Las Vegasit, u përhapen shpejt në internet një ditë më parë pas publikimit nga site i thashethemeve TMZ.

Megjithatë, përpjekjet për bllokimin e publikimit të tyre nëper gazeta kanë nisur, me argumentin se përbejne shkelje të privacisë. Saint James Palace, rezidenca zyrtare e familjes mbretërore, njoftoi se ka kontaktuar për këtë çështje komisionin e ankesave ndaj shtypit.

Edhe pse konfirmoi autenticitetin e fotove polemizuese, Pallati shprehu shqetësim për shkeljen e kodit etik nëse ato do të publikohen. Disa botues e shohin vendimin për të mos i përdorur fotografitë si tregues të qarte se hetimi Leveson, i cili kontrollon etiken e medias ne Britani, i ka neutralizuar krejtesisht gazetat vendase.

Fotografitë në fjalë tregojne Harry-n 27-vjeçar dhe një vajzë të re të zhveshur në një dhomë hoteli, rrjedhojë siç u sqarua më pas, e një loje të perfunduar keq: kush humbiste në bilardo duhet të hiqte të gjithë rrobat e trupit.

Festa e grupit ishte organizuar në një suitë që kushton 5 mijë paund nata. Besohet se fotot janë marrë me një telefon celular.

“Harry është një djalë fantastik”, tha për “Daily Telegraph “, Dai Davies, ish-shef i shërbimit të sigurisë në policinë e Londrës, “por ndonjëhere, ta kontrollosh është nje makth i vertete. Edhe pse jane shfaqur ne blogje te ndryshme interneti dhe paten jehone te gjere ne shtypin amerikan, fotot e Princit te zhveshur nuk jane publikuar nga asnje gazete britanike”.

Top Channel