Ronaldo-Shayk, lidhja në krizë

22/08/2012 12:15

Në ndeshjen e parë të kampionatit ku Real Madrid barazoi në Santiago Bernabeu ndaj Valencias (1-1) Cristiano Ronaldo bëri një nga paraqitjet e tij më të dobëta me skuadrën madrilene.

Mediat spanjolle e kanë gjetur arsyen e lojës së dobët të yllit portugez tek forma e munguar që është e zakonshme në fillim të një sezoni dhe shtojnë se brenda 10 ditësh sulmuesi do të rikthehet si më parë.

Por mediat portugeze e shpjegojnë arsyen e formës së tij të dobët tek jeta private. Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk janë në krizë të plotë pasi futbollisti është parë gjatë pushimeve verore me një prezentuese portugeze, Rita Pereira-n.

Sipas gazetës ‘Correa de Manha’, mamaja e Cristiano Ronaldos e sheh me shumë sy të mirë partneren e re të djalit dhe nuk është sekret që kurrë nuk e ka pëlqyer modelen ruse. Gjithashtu Rita ka lidhje të ngushta me motrat e lojtarit të klubit madrilen.

Zërat për një krizë Ronaldo-Shayk nuk janë të reja, por gjithmonë shoqëroheshin edhe me lajme për një martesë të mundshme.

Top Channel