Cruise-Holmes, përfundon zyrtarisht martesa

22/08/2012 09:45

Martesa e Tom Cruise me Katie Holmes ka përfunduar zyrtarisht një muaj e gjysmë pas ndarjes së çiftit të aktorëve hollivudianë.

Një gjykatës në Nju Jork firmosi dokumentat e divorcit ditën e martë, sipas ‘E! News’.

Holmes kërkoi divorcin në muajin qershor duke i habitur të gjithë pasi çifti e paraqiste veten si familja perfekte. Cruise dhe Holmes publikuan muajin e kaluar një komunikatë të përbashkët ku lexohej:

“Jemi të vendosur për të punuar bashkë si prindër për të plotësuar kërkesat e vajzës sonë Suri (6 vjeç). Do e mbështesim njëri-tjetrin si prindër.”

Nuk dihet se si është ndarë pasuria e çiftit prej 275 milionë dollarësh.

Top Channel