Avril Lavigne fejohet me vokalistin e Nickelback

22/08/2012 11:20

Avril Lavigne është fejuar me vokalistin e Nickelback, Chad Kroeger. Lajmin e ka bërë të ditur për ‘People’ përfaqësuesi i këngëtares, i cili ka shpjeguar se Lavigne dhe Kroeger kanë gjashtë muaj të lidhur.

Një burim tha për revistën amerikane se çifti është njohur në muajin shkurt, kur po shkruanin një këngë për albumin e pestë të kanadezes.

“Janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe familjet e tyre janë të gëzuara për këtë fejesë”, shprehet burimi.

Edhe pse është vetëm 27 vjeç, kjo do të jetë martesa e dytë për Avril Lavigne. Në korrik të vitit 2006, kur ishte vetëm 21 vjeç, këngëtarja u martua me Deryck Whibley, nga i cili u divorcua tre vite më pas.

Ndërsa 37-vjeçari Chad ka qenë i lidhur për gjashtë vite me Marianne Goriuk.

Top Channel