“Prostituta” Vanessa Hudgens

21/08/2012 18:00

Vanessa Hudgens luan rolin e një prostitute në filmin ‘The Frozen Ground’, film që tregon një histori të vërtetë. Ajo është historia e Cindy Paulson, prostitutës që shpëtoi për mrekulli nga vrasësi serial më i famshëm në Alaskë, Robert Hansen.

Cindy shpëtoi nga Hansen dhe dëshmitë e saj çuan në kapjen e vrasësit të rreth 21 vajzave të reja.

Në këtë film interpretojnë edhe John Cusack (vrasësi) dhe Nicolas Cage (detektivi).

Ky do të jetë roli i parë i vërtetë i vajzës që deri tani ka qenë ylli i filmave të Disney. Në trailer Vanessa shihet duke kërcyer në një klub nate.

Filmi do të dalë në treg në datën 1 dhjetor.

Top Channel