Hillary Swank ndahet nga i dashuri

21/08/2012 16:40

Hillary Swank, aktorja fituese e një çmimi Oscar, është ndarë nga partneri i saj John Campisi.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i saj për revistën ‘People’.

Hilary Swank, e cila u divorcua nga Chad Lowe në vitin 2006, ishte shprehur kohët e fundit se nuk kishte ndërmend të martohej sërish.

“John dhe unë e dimë se çfarë do të thotë një martesë e gjatë. Për këtë arsye nuk e kemi me nxitim një martesë tjetër”, pati deklaruar 38-vjeçarja.

Hilari Swank dhe John Campisi kishin 5 vite të lidhur dhe mendohet se janë ndarë në fillim të verës.

Aktorja për momentin është e zënë me xhirimet e filmit ‘Mary & Martha’ në Afrikën e Jugut.

Top Channel