Timberlake dhe Biel martohen “fshehtas”

20/08/2012 12:30

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë martuar në një ceremoni sekrete.

Këngëtari dhe aktorja u fejuan gjatë Krishtlindjeve të kaluara dhe sipas mediave rozë, tashmë kanë vënë unazat “fshehurazi”.

Vetëm javën e kaluar Jessica Biel deklaronte se nuk kishin plane për martesë.

Mendohet se çifti është martuar të shtunën në Uajoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel