Gjatë ditës së dielë vendi ynë ka qenë i përfshirë nga 15 vatra zjarri, nga të cilat dy kanë qenë më problematiket, ajo në kodrat e fshatit Ndroq në Tiranë, si edhe në Gjirin e Lalzit.

Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Emergjencave Civile, në vend aktualisht ka vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa të tjerat arritën të shuhen në orët e vona të së dielës.

Zjarret vazhdojnë të jenë ekzistente në komunen Zapod të Kukësit, ne komunat Selishtë dhe Lurë të Dibrës, si edhe në fshatin Perlat i Sipërm në komunën Kthjellë të Mirditës.

Sipas burimeve zyrtare, thuhet se në vatrat ekzistente të zjarrit nuk ka rrezik për përfshirje të ndonjë shtëpie pasi ato janë larg zonave të banuara.

Zjarret aktuale kanë vështirësi në shuarje për shkak se ndodhen në zona të thella malore, ku nuk mund të hyjnë dot zjarrfikëset.

 

Top Channel