Zjarret në juglindje

14/08/2012 00:00

Zjarret e rëna në Korçë në Malin e Kuq dhe zonën e Kozelit kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje duke shkaktuar dëme të pallogartishme.

Specialistët thonë se kostot financiare të dëmeve nuk jane përllogaritur ende, por paraprakisht mendohen të jenë tepër të larta.

Sipas specialistëve, për rigjenerimin e pyjeve nevojiten fonde të mëdha, por kjo është e pamundur të ndodhë shpejt për shkak të mungesës së investimeve.

Por më shumë se dëmi financiar, është kosto ekonomike e cila do të vijojë të rëndojë për disa vite për shkak të shkatërrimit të ekosistemit dhe gjithë zinxhirit ushqimor çka në të ardhmen mund të përballë popullatën me shumë të panjohura.  

Top Channel