Shia La Beouf në një dramë erotike

10/08/2012 19:25

Shia La Beouf, pasi u shfaq tërësisht nudo në klipin e ri të grupit islandez Sigur Ros, duket se ka filluar të pëlqejë erotizmin.

Kjo, pasi ylli i sagës “Transformers” ka pranuar një ofertë të regjisorit danez Lars von Trier për të interpretuar në dramën erotike “Nymphomaniac”.

Gjithësesi, pjesëmarrja e aktorit në filmin në fjalë, xhirimet e të cilit do të nisin në shtator, mbetet për t’u konfirmuar. Nëse ndodh kështu, La Beouf do të aktrojë përkrah Charlotte Gainsbourg.

Top Channel