Britney Spears si Kleopatra

10/08/2012 17:50

Britney Spears xhiroi ditën e enjte reklamën për parfumin e saj më të ri që do të dalë në treg.

Këngëtarja e famshme u vesh si një egjiptiane e vjetër duke pozuar për parfumin me emrin Fantasy Twist që do të dalë në treg më 1 shtator.

Fantasy Twist është parfumi më i ri që do të dalë nga perandoria biliona dollarëshe e parfumeve të Spears.

Parfumin e parë e ka nxjerrë në vitin 2004 dhe që atëherë ka nxjerrë në treg edhe 7 parfume të tjerë duke fituar plot 1.5 miliardë dollarë.

Top Channel