Finiq, aty ku toka punohet

09/08/2012 00:00

Komuna Finiq në Delvinë, një prej më të rëndësishmeve për nga volumi i
prodhimit të drithërave dhe kulturave të tjera të fushës, po shfrytezon
sot rreth 80% të sipërfaqes së tokës bujqësore në dispozicion.


ndryshim nga shumë zona të tjera në Jug të vendit,  ku toka është lënë
djerrë fermerët e këtushëm po rrisin me dhjetëra ha sipërfaqen e mbjellë
me misër, grurë e jonxhë.

Por sipas kreut të komunës sfida më e madhe e bujqësisë në këtë zonë eshte mungesa e kanaleve vaditëse e kulluese të shkatërruara menjëherë pas viteve ’90.  

Sipas tij investimi në sistemin e vaditjes do të eleminonte koston e vaditjes me ngritje mekanike dhe do te furnizonte me uje rreth 1800 ha tokë bujqësore që administrohet nga rreth 50 fermerë.

Projekti për ndërtimin e 6000 m linear kanal vaditës është premtuar se do të mbështetet me fonde  të qeverisë por banorët janë në pritje të paktën gjatë 5 viteve të fundit.

Rajoni i Finiqit që furnizon me prodhim drithi një pjesë të rëndësishme të tregut shqiptar gjithashtu rezulton ndër më pak të mbështeturit me subvencione.

Në Finiq jetojnë aktualisht rreth 6700 banorë dhe ushtrojnë aktivitetin rreth 80 biznese të mëdha megjithatë profili kryesor i komunës eshte bujqësia.

Vetëm gjatë 4 viteve të fundit sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë është dyfishuar falë investimeve të banorëve të kthyer nga emigracioni për të jetuar në vendlindje.

Top Channel