Justin Timberlake i rikthehet muzikës

08/08/2012 11:20

E la për disa kohë muzikën në mënyrë që t’i përkushtohej karrierës kinematografike, por tashmë Justin Timberlake do të rikthehet sërish aty ku e nisi.

Sipas mediave amerikane, këngëtari ka nisur punën me producentët Timbaland dhe Jim Beanz për albumin e tij më të ri, i cili do të jetë i treti në karrierë për ish-pjesëtarin e grupit N’Sync.

Beanz tha për faqen e internetit Digital Spy: “Jemi në hapat e parë të punës dhe kemi shumë ide në kokë për momentin.

Justin Timberlake ka pasur shumë sukses në ekranin e madh. Aktualisht po xhiron filmin ‘Runner Runner’ së bashku me Ben Affleck, ndërsa më parë ka interpretuar në filma të suksesshëm si ‘Bad Teacher’, ‘The Love Guru’ dhe ‘The Social Network’.

Top Channel