Pattinson në televizion pas ndarjes me Stewart

07/08/2012 00:00

Aktori zemërthyer Robert Pattinson do të japë intervistën e parë në
publik që pas zbulimit të tradhëtisë së partneres së tij Kristen Stewart
me producentin e filmit Rupert Sanders.

Aktori i Twilight do të dalë në emisionin e ABC-së ‘Good Morning America’ në 15 gusht pas nje betejë të ashpër mes televizioneve të ndryshëm.

Nuk dihet ende nëse në intervistë ai do të pyetet edhe për ngjarjen e fundit që i tronditi jetën. Qëllimi kryesor i intervistës do të jetë pyetja e aktorit për filmin e fundit “Cosmopolis”.

Pattinson pritet që të marrë pjesë edhe në premierën e filmit në New York, dy ditë përpara intervistës.

Top Channel