Lady Gaga, foto nudo duke puthur të dashurin

07/08/2012 21:30

Lady Gaga ka postuar në faqen e saj të internetit LittleMonsters.com një foto nudo të sajën në një pishinë duke puthur të dashurin.

Këngëtarja 26-vjeçare shihet e përqafuar me të dashurin e saj Taylor Kinney.

Fotoja ka bërë që shumë fansa të klikojnë faqen e internetit duke bërë që për disa orë siti të bllokohej.

Lady Gaga dhe Taylor Kinney janë takuar në korrik të vitit 2011 dhe janë së bashku që nga ajo kohë. Në muajin maj u ndanë për pak kohë sepse Lady Gaga ishte shumë e zënë me turin e saj botëror.

Top Channel