Depp, merr veten pas ndarjes

07/08/2012 00:00

Pas divorcit, partnerëve u duhet kohë që ta marrin veten. Por Johnny
Depp, duket se e ka menaxhuar mirë situatën dhe është kthyer në
normalitet, pas ndarjes nga partnerja e tij historike Vanessa Paradis.

Aktori i “Piratit të Karaibeve”, është fotografguar ndërsa kishte shkuar për t’u argëtuar në një koncert të Aerosmith në Hollywood.

I veshur me të zeza dhe me një kapele, Johnny kishte lyer sytë me laps të zi, gjë që binte mjaft në sy.

Fansat e prisnin jashtë vendit ku zhvillohej koncerti për t’i bërë fotografi dhe për të marrë autografë prej tij.

Top Channel