“Sirena” Kim Kardashian

06/08/2012 17:35

Një fenomen i mbërritur në botën e “show-bizz” nga një “reality-show” në SHBA, Kim Kardashian e ka shndërruar në një qëllim në vetvete që të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias.

Kështu, atëherë kur 31-vjeçarja nuk merret me xhirimet e serialit të saj familjar, “Keeping up with the Kardashians”, është e detyruar të gjejë mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen e saj mbi vete.

Aktualisht, Kim ndodhet me motrat e saj duke kaluar disa ditë pushimi, por kjo nuk e pengon që të jetë gjithmonë në kontakt me rrjetet sociale, në të cilat poston fotot e saj më të “nxehta”.

Këtë të dielë, subjekti i këtyre pozave ishte vetë “show-girl”, e fotografuar me një aparat profesional nën ujë.

Top Channel