Jeremy Rener: Nuk dua të martohem!

06/08/2012 14:45

Jeremy Rener nuk është martuar kurrë dhe nuk do e bëjë një gjë të tillë sepse ka parë shumë divorce në familjen e tij.

Aktori, i cili është protagonisti më i fundit i sagës ‘Bourne’, theksoi për ‘Daily Telegraph: “Nuk dua të përfundoj si prindërit e mi dhe shumë të afërm të tjerë që njoh. Për këtë arsye kam thënë gjithmonë që jam i martuar me karrierën.”

Në lidhje me të ardhmen që e pret në karrierë, Renner nuk është aspak i shqetësuar.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë sepse nuk jam parashikues. Nuk mendoj për të ardhmen, as për të shkuarën. Më intereson vetëm e tashmja”, thekson aktori i cili ka marrë stafetën e protagonistit në filmin ‘Bourne Legacy’ nga Matt Damon.

Top Channel