Elton John: Madonna është vetëm një striptiste

06/08/2012 12:10

Elton John e ka cilësuar Madonna-n si një “striptiste të thjeshtë” dhe se karriera e saj muzikore tashmë ka mbaruar.

Këngëtari 65-vjeçar është i nxehur me mbretëreshën e pop-it sepse kjo e fundit ka kritikuar Lady Gaga-n, e cila është kumbarja e djalit të adoptuar të britanikut.

Duke folur në një program televiziv australian, Elton John u shpreh: “Madonna nuk mund të kritikojë artistët e tjerë sepse karriera e saj ka mbaruar tashmë. Është e tmerrshme. Turi i saj MDNA ka qenë katastrofë. Në vend që të merret vetëm me lançimin e ndonjë kenge pop, ajo kërkon të dalë në skenë e të kërcejë. Është kthyer në një striptiste banale.”

Këto komente kanë ardhur pasi Madonna ka thënë se kënga ‘Born This Way’ e Lady Gaga është kopje e hitit të saj të vitit 1989 ‘Express Yourself’.

 

Top Channel