“Stewart, as lahet, as ndërrohet prej ditësh”

05/08/2012 10:31

Duket se pasojat e veprimeve të saj Kristen Stewart po i ndjen cdo ditë e më shumë.

Pasi lëvizi nga shtëpia në Los Angeles që ajo ndantë me të dashurin Robert Pattinson, pas ekspozesë të çështjes së saj të tradhëtisë me regjisorin e martuar Rupert Sanders, thuhet se ylli sagës Twilight është në gjendje të mjerueshme.

22-vjeçarja thuhet se është duke qëndruar me ish-producentin e saj Xhovani Agnelli në vendbanimin e tij në Sunset Plaza.

E fshehur nga bota dhe e frikësuar të përballet në publik duket se ajo është bërë hija e vetvetes.

“Kirsten po sillet si një adoleshente zemërthyer”, tha një burim për radaronline.com.  

“Ajo nuk mund ta suportojë idenë që humbi Rob (Pattinson) përgjthmonë”, vazhdon burimi duke rrëfyer gjendjen depresive që ka kapur aktoren.

“Ajo nuk është ndërruar, apo larë prej disa ditësh. Rri gjithë kohës shtrirë me t-shirtin e saj duke ngrënë akullore. Ajo kërkon të shpresojë se do ta fitojë Robin sërish. Edhe pse kjo mund të jetë e pamundur” tha burimi.    

Nga ana tjetër i njëjti burim thekson se Patinson kërkon të dijë pse Kirsten po qëndron në shtëpinë e Angelit. Inati i tij shkon më tej teksa ka telefonaur disa herë madje ka akuzuar producentin se edhe ai ka fjetur me Kristen gjatë kësaj kohe.    

Top Channel