Brad Pitt do të jetë një mafioz në filmin e tij më të fundit me titull ‘Killing Them Softly’.

Aktori i famshëm do të interpretojë Jack Cogan, i cili ka detyrë të hetojë një grabitje me armë gjatë një loje pokeri ku luheshin shuma të mëdha.

 

 

Në këtë film interpreton edhe James Gandolfini, ylli i serialit ‘Sopranot’ si dhe Ray Liota, protagonist i dhjetëra filmave me mafiozë.

‘Killing Them Softly’ është një përshtatje e romanit ‘Cogan’s Trade’ të autorit George V Higgins, vepër e vitit 1974.

Top Channel