Kutcher-Kunis, pushime në Bali

02/08/2012 17:10

Ashton Kutcher, i cili është në proces divorci nga Demi Moore, po shijon verën me Mila Kunis.

Aktorët e famshëm, të cilët nuk e kanë zyrtarizuar ende lidhjen e tyre, kanë udhëtuar për disa ditë pushimesh romantike në ishullin Bali.

Sipas mediave rozë amerikane, Kutcher dhe Kunis do të qëndrojnë në një resort me pesë yje që përfshin suita të mrekullueshme dhe pishina private.

Edhe pse ende nuk e kanë bërë publike romancën, miq të çiftit bëjnë të ditur se shumë shpejt Kutcher dhe Kunis do e një gjë të tillë sepse lidhja e tyre është shumë serioze.

Top Channel