Djali “don zhuan” i Tom Cruise

01/08/2012 16:25

Babai i tij, Tom Cruise, është duke përjetuar një prej momenteve më të vështirë të jetës, ndërsa vetëm pak javë më parë gruaja aktore, Katie Holmes, i kërkoi divorcin.

Megjithatë, duket se jo e gjithë familja Cruise është e pafat në dashuri së fundmi.

Connor Cruise, djali i parë i aktorit, i birësuar gjatë martesës së tij me Nicole Kidman, u fotografua në një takim me një vajzë të panjohur.

17-vjeçari, ëndrra më e madhe e së cilit është të bëhet një “DJ”, u fotografua ndërsa shoqëronte të renë në një qendër bulingu, në Kaliforni.

Së fundmi, Connor ka fituar vëmendjen e gazetave e revistave rozë edhe për disa takime të tjera me vajza të ndryshme.

Top Channel