Rolling Stones nuk durojnë dot njëri-tjetrin

31/07/2012 17:10

Charlie Watts, bateristi i Rolling Stones, nuk dëshiron që të shohë shokët e bandës së tij për dy vite pasi mbarojnë një tur koncertesh.

Muzikanti kalon aq shumë kohë me Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood sa që i kanë ardhur në majë të hundës.

“Turi i koncerteve nëpër botë na zgjat dy vite, kështu që praktikisht bashkëjetoj me Ronnie Wood sepse me atë e ndaj dhomën. Kur mbarojmë koncertet nuk dua ta shoh me sy për dy vitet e ardhsme”, tha me shaka Watts në një intervistë për ‘Classic Rock’.

“Në vitet ’60 turet i bënim në Angli dhe Amerikë e për këtë arsye ishin më intensive, ndërsa tani udhëtojmë më shumë sepse vizitojmë më shumë shtete”, shton bateristi i Rolling Stones.

Top Channel