Paul McCartney performon falas për Olimpiadën

31/07/2012 16:10

Paul McCartney ka pranuar të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Londër 2012” për vetëm 1 sterlinë.

Ish-pjesëtari i Beatles këndoi dy këngë të famshme si ‘Hey Jude’ dhe ‘The End’ në ceremoninë e hapjes ditën e premte.

Paul McCartney bëri të ditur për mediat britanike se nuk e pati problem të hiqte dorë nga honoraret e tij të zakonshme sepse organizatorët do ia shpërblejnë nderin me bileta falas për eventet e ndryshme të Olimpiadës.

Edhe këngëtarët e tjerë që performuan në ceremoninë e hapjes si Mike Oldfield, Dizee Rascal dhe Emeli Sande kanë marrë vetëm shumën simbolike prej 1 sterline.

Top Channel