Pattinson-Stewart, luftë për qenin

31/07/2012 12:00

Robert Pattinson dhe Kristen Steëart kanë nisur një luftë të ashpër në distancë, por këtë radhë jo për shkak të tradhëtisë së aktores, por për pronësinë e qenit të tyre të dashur.

Dy protagonistët e “Twilight” jetonin së bashku në një vilë në Los Anxhelos së bashku me “mikun e tyre” besnik, Bear, të cilin e birësuan nga një shtëpi ku qentë e braktisur ekzekutoheshin, nëse nuk adoptoheshin brenda një kohe të caktuar.

Ndonëse faji për ndarjen është i 22-vjeçares, e cila u përfshi në një lidhje paralele me regjizorin Rupert Sanders, Kristen duket e vendosur që të luftojë për pronësinë e qenit.

E reja, e cila gjithashtu ka edhe një mace, pretendon se ka më shumë të drejta mbi kafshën, pasi ishte ajo që e ushqente kur ishte ende një këlysh dhe që u kujdes kur u sëmur nga një infeksion potencialisht vdekjeprurës.

”Ndonëse Kristen është kujdesur më shumë, qeni ka qenë i të dyve dhe Pattinson ndihet gjithashtu tepër i lidhur pas tij. Pas asaj që ndodhi, Robert dëshiron të marrë të paktën Bear, në mënyrë që të ketë dikë pranë në këtë moment të vështirë të jetës së tij”, deklaroi një mik i aktorit.

Top Channel